Është shumë e rëndesishme që para se të fillojmë me kriju një projekt, të dini se çfarë projekti keni me kriju. Sepse ne i ndajmë në dy lloje të projekteve, projekti Digjital dhe Projekti për Print. Varsisht prej llojit të projektit e bejmë edhe konfigurimin.
Projekti digjital është çdo dizajn i cili ka me u përdorur për paisje elektronike, psh. Postimi për rrjetet sociale, coveri për Facebook, dizajnimi i aplikacioneve për telefon apo ndonje ueb faqe. Ndersa projekti për print është çdo dizajn i cili printohet, psh: vizitkartelat, fllajerat, broshurat etj.
Për të krijuar një projekt të ri duhet të kilkoni Create New apo duke klikuar në menun lart File New ose duke e përdorur shkurtesën CTRL+N.
Është shumë i rëndesishem përdorimi i shkrutesave, sepse na bënë me efikas në punë.