Ekzistojnë shumë teknika të reklamimit të cilat na orientojnë pak a shumë se çka duhet të përmbajë reklama jonë. Por, disa prej tyre në mënyrë shumë të veçantë kanë një impakt më të lartë tek të tjerët.

Në përgjithësi shfrytëzimi i metodave sa më të thjeshta, por interesante dhe tërheqëse, krijojnë mundësi më të mira për të shënuar sukses me reklamën tuaj. Madje pa humbur shuma të mëdha parash.

Përdorni një titull tërheqës

Një titull ngacmues është një ndër elementet më të rëndësishme të një reklame. Është gjëja e parë që konsumatori sheh tek një reklamë. Nëse titulli nuk është aq interesant sa ta bëj lexuesin ta vazhdojë të lexojë reklamën, atëherë ka shumë gjasa që reklama juaj të mos japë rezultatet e pritura.

Investoni të paktën 50 % të kohës duke kërkuar një titull që të jetë sa më shumë tërheqës që të jetë e mundur. Për shembull një klinikë e kirurgjisë kozmetike do të mund ta përdorte titullin si: “Zbuloni gjithë të vërtetën rreth kirurgjisë kozmetike – Ajo çka shumë doktorë nuk duan që ju ta dini”. Një titull i tillë është me të vërtetë shumë tërheqës për lexuesin.

Bëni një apel emocional

Shumë produkte blihen përveç tjerash edhe për arsye emocionale. Andaj, sigurohuni që mesazhi juaj të ketë tërheqje emocionale. Për shembull, shumë njerëz kur blejnë makina, i blejnë ato më shumë se sa për arsye transporti. Pra edhe për kënaqësi, zbavitje e komoditet. Nëse i shikoni reklamat e automobilave, shumë prej tyre flasin më shumë për vlera si relaksimi, rehatia dhe kënaqësitë emocionale se sa parqesin thjesht të dhënat e një makine.

Testoni reklamën

Duhet ta testoni në mënyrë të vazhdueshme, nëse reklamat tuaja janë të suksesshme vërtetë ose jo. Herë pas here bëni llogaritë nëse reklamat në fjalë i kanë kthyer paratë e investuara ose jo. Nëse nuk ka ndodhur kështu duhet hulumtuar pikërisht ato shkaqe që kanë sjellur këtë mossukses. Mund të filloni me reklama më të lira në çmim, por duke e rritur gjithnjë kualitetin e tyre e njëkohësisht edhe çmimin, gradualisht por sigurtë. Kjo është një metodë testimi në vete.

Krijoni shënjestrën tuaj

Shënjestrojeni mesazhin tuaj për një segment të caktuar të tregut, për të cilin jeni të bindur se do ta vleresojë dhe do ta blejë produktin tuaj.