Marketingu Dixhital është bërë shumë më i komplikuar që nga fillimet e hershme të internetit.

Atëkohë, bizneset rrallë krijonin një plan të marketingut dixhital. Dhe ato që bënin, më së shumti fokusoheshin në uebsajte, banera dhe email marketing.

Tani që janë shtuar qindra rrjete dhe platforma sociale funksionimi i pa planifikuar është pothuajse i pa mundur, dhe do të ishtë sikur të vozisni në mjegull.

Një plan i mirë i marketingut ju ndihmon që ju të merrni vendimet më të mira rreth strategjive të marketingut dhe ti funksionalizoni ato në mënyrën më të lehtë të mundëshme. Plani i mirë i marketingut ju ndihmon në organizimin dhe mbarvajtje më të mirë të lidhjes  me audiencën, qasjen ndaj tyre dhe mënyrat më të mira për ti bërë ata të ndërrmarin një veprim (potencialisht të blerjes).

Pra praktikisht, plani i marketingut dixhital, është rruga që ju pregaditeni për ta udhtuar, qoft me biznesin tuaj, apo bizneset e klientëve tuaj.

Çka është një plan i marketingut dixhital?

Si definicion ” Një plan marketingu dixhital është një dokument në të cilin në mënyrë strategjike përcaktoni objektivat tuaja të marketingut dixhital, si dhe veprimet që do të ndërmerrni për të arritur ato objektiva.”

Pos shum tjerash, në të mund të përfshihen qëllimet biznesore, strategjitë dixhitale që do ti përdorni për ti arritur këto qëllime, analizat e konkurrencës në këtë fushë, perimetrat kohorë, buxhetet, kanalet dixhitale e shumqka tjetër.

Planin e marketingut dixhital paramendojeni sikur një llojë harte. Ju e dini se ku doni të shkoni, dhe plani ju ofron rrugët specifike per ti ndjek.