Cloudflare është një platformë globale e cila ofron siguri, shpejtësi dhe besueshmëri për faqet e internetit. Ajo vendoset mes vizitorit dhe serverit të faqes dhe ndihmon që faqja të funksionojë më mirë dhe të jetë më e mbrojtur.
Çka bën Cloudflare?
1. Mbron faqen nga sulmet (Security)
- Mbron nga DDoS sulmet (kur shumë kompjuterë tentojnë me e rrëzu faqen).
- Ka Firewall që ndalon trafikun e rrezikshëm.
- Mbron nga bot-et dhe vizitorët automatikë që shkaktojnë probleme.
📚 Mëso kur të duash dhe nga kudo që je. Regjistrohu sot dhe hap derën e të gjitha kurseve në Mesoni Online. 👉 Vizito kategoritë
2. E shpejton faqen (Performance)
- Ka servera në mbarë botën (CDN – Content Delivery Network).
- Vizitorëve u shfaq faqja nga serveri më i afërt → faqja hapet më shpejt.
- Optimizon fotografitë, JavaScript-in dhe CSS-in.
3. E bën faqen më stabile (Reliability)
- Nëse serveri yt bie, Cloudflare mund të tregojë një version të ruajtur të faqes (Always Online).
- Rrit uptime-in dhe siguron që faqja të mos bjerë lehtë.
📚 Regjistrohu sot dhe fito qasje në mbi 80 kurse apo 3,800+ mësime në një platformë të vetme.
4. Menaxhimi i DNS-it
- Cloudflare ka një nga DNS-t më të shpejtë në botë.
- Bën menaxhimin e DNS-it shumë të lehtë dhe të shpejtë.
5. SSL falas
-
Mund të aktivizosh SSL Certificate (HTTPS) falas në faqen tënde nga Cloudflare.
Me fjalë të thjeshta:
Cloudflare është mbrojtësi, përshpejtuesi dhe menaxheri teknik i faqes tënde, i cili ul rrezikun e sulmeve dhe e bën faqen të hapet më shpejt për vizitorët.
