Kur flasim për pagat në Kosovë, termat pagë bruto dhe pagë neto janë thelbësorë për të kuptuar se sa para merr një punonjës në dorë dhe sa paguhet në total nga punëdhënësi. Ja çfarë duhet të dini:

Çfarë është Pagë Bruto?

Pagë bruto është shuma totale e pagës që punëdhënësi i ofron punonjësit, para zbritjes së tatimeve dhe kontributeve të detyrueshme. Kjo përfshin të gjitha përfitimet që janë pjesë e kontratës së punës.

Çfarë është Pagë Neto?

Pagë neto është shuma që punonjësi merr realisht në llogarinë e tij pas zbritjes së të gjitha taksave dhe kontributeve sociale. Kjo është ajo që shumica e njerëzve e konsiderojnë si “pagën në dorë”.

Si llogaritet Pagë Neto?

Në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përcakton taksat dhe kontributet që zbriten nga paga bruto për të arritur tek paga neto. Procesi përfshin këto hapa kryesorë:

Tatimi në të ardhura personale:

  • Tatimi është progresiv dhe aplikohet në bazë të nivelit të të ardhurave mujore.

Kontributet Pensionale:

  • Punonjësi dhe punëdhënësi kontribuojnë secili me 5% të pagës bruto në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Zbritjet e Përgjithshme: Nga paga bruto, zbriten:

  • Tatimi në të ardhura personale.
  • Kontributet pensionale.
  • Kjo na jep pagën neto.

Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt se si të llogarisni pagën tuaj është duke përdorur kalkulatorin që ka vënë në dispozicion ATK. Klikoni në këtë link dhe filloni të llogaritni pagën tuaj KALKULATORI.

Shembull se si llogaritet Pagë Neto:

Nëse keni një pagë shuma e së cilës është bruto prej 600 EUR, duhet vetëm këto fusha të plotësohen:

  • Punëdhënësi*: Zgjidhni llojin e punës, nëse është “Primar” apo “Sekondar”.
  • Paga BRUTO*: Vendosni pagën 600

Pjesa tjetër llogaritet në mënyrë automatike, dhe shuma që paraqitet te fusha “Paga NETO” është paga që merrni pasi janë zbritur tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet pensionale. Në këtë shembull paga neto është 535.20 EUR.

Nëse dëshironi të informoheni rreth postimeve të reja rreth financave, bëhuni pjesë e grupit në Facebook.