Menaxhimi i eventeve është procesi i planifikimit, organizimit dhe kontrollimit të të gjitha aktiviteteve që lidhen me krijimin e një ngjarjeje – nga ideja fillestare deri te realizimi dhe vlerësimi pas përfundimit.

Eventet mund të jenë të vogla apo shumë të mëdha, publike apo private – por secila prej tyre kërkon një person (ose ekip) që e menaxhon: koordinon, planifikon, vendos buxhetin, kontakt me furnitorë, zgjedh lokacionin, organizon orarin, merret me marketingun, etj.

Pra, menaxhimi i eventeve është si “të jesh dirigjenti i një orkestre” – gjithçka duhet të jetë në kohën e duhur, në vendin e duhur, dhe në mënyrën e duhur që ngjarja të jetë e suksesshme.

Çfarë përfshin menaxhimi i eventeve?

  • Planifikimi i qëllimit dhe konceptit të eventit
  • Zgjedhja e vendit ku mbahet eventi
  • Organizimi i furnitorëve (katëring, muzikë, audio, dekor, etj.)
  • Menaxhimi i buxhetit
  • Marketing dhe promocion
  • Menaxhimi i ditës së eventit
  • Vlerësimi pas eventit

Event menaxheri është personi që i lidh të gjitha pjesët dhe kujdeset që eventi të ecë siç duhet.


Shembull

Shembull i thjeshtë:

Ti ke vendosur të organizosh një event për lansimin e një biznesi të ri lokal. Si event menaxher, ti duhet të vendosësh:

  • ku do të mbahet eventi (p.sh. një hotel ose restorant)
  • sa njerëz do ftohen
  • çfarë ushqimi/shërbimi ofron
  • kush do bëjë muzikën / audio
  • si do ta promovosh eventin në rrjete sociale
  • si do e mirëpresësh audiencën në ditën e eventit

Nëse çdo element i vogël shkon sipas planit – ky është menaxhim i suksesshëm i një eventi.

Mësoni menaxhimin e eventeve nëpërmjet kursit online – Shikoni detajet këtu.