SMM qëndron për SOCIAL MEDIA MANAGER, pra për Menaxhues të Rrjeteve Sociale, dhe arsyeja pse ju duhet dikush i tillë pasohet nga 4 faktorë.
1.NDIKON NË NJOHJEN E BRENDIT/BIZNESIT
Një Menaxher i mirë i Rrjeteve Sociale, nëpërmjet strategjive që ju ofron, ndikon në njohjen e biznesit tuaj tek një audiencë më e madhe e njerëzve që përdorin rrjete sociale të ndryshme. Përmbajtja e mirë e postimev kombinuar me menaxhimin e mirë me këto rrjete, ndikon që biznesi juaj të përfitoj nga një audiencë krejt tjetër nga ajo offline.
2. NDËRTON LIDHJE FAKTUALE
Fakti që ju mund të komunikoni me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, është një nga benifitet më të mëdha që mund të merrni nga një SMM. Një i tillë ju mundëson që të komunikoni me audiencen e duhur e që janë potencial për tu bërë klientët tuaj.
3. RRIT TRAFIKUN DHE RENDITJEN
Nëse qëllimi juaj është të rrisni trafikun në webfaqen tuaj, atëher rrjetet sociale janë një ndihmë shumë e madhe. Për këtë arsye ju duhet të postoni rregullisht nëpër rrjete sociale, dhe jo me kaq, ju duhet të komunikoni dhe ndërlidheni sa më shumë me audiencën tuaj. Njëashtu kombinimi i trafikut nga rrjetet sociale me një strategji për SEO do të bëjë një diferenc gjigante për ju.
4. PREZENCA NË RRJETE SOCIALE RRIT SHITJET
Zakonisht (sidomos në Kosovë), njerëzit kanë tendencë shumë të madhe që një produkt qq e shohin online ta porosisin. Në tregun global shitjet online llogariten të arrijnë 4.28 Trilion $ deri në vitin 2024, kurse vetëm në vitin 2020 qarkullimi arriti mbi 4 Miliard $. Në vendin tonë, shumica e shitjeve online llogaritet të bëhen nga rrjetet sociale si Instagram, Facebook, dhe shumica e shitësve nuk kanë as edhe një webfaqe.