Të fitosh zemrën dhe mendjen e klientit nuk do të duhet të jetë një përvojë e hidhur, por shumica e kompanive kanë vështërsi me metodologjinë dhe praktikat më të mira të qasjes ndaj klientit, vetëm sepse nuk i përcjellin këto rregulla të thjeshta të komunikimit dhe sensit të përgjithshėm.

1. HESHTNI DHE NDËGJONI

Si qenie njerëzore ne nuk jemi aspak efiçient kur është puna tek dëgjimi. Sipas një studimi në Universitetin e Missouri, pas 10 minutave të dëgjimit, dëgjuesi do të kuptoj vetëm 50% të asaj që kishte dëgjuar. Shumica e biznesve janë aq të nxënë duke folur saqë harrojnë ti dëgjojnë klientët dhe blerësit e tyre. Dëgjimi dhe mësimi i nevojave të klientëve tuaj është esenciale në secilin biznes.

2. NJIHNI KLIENTET TUAJ

Është momenti që të fokusoheni mirë. Targetimi është çelësi këtu. Çfarë duan klientët tuaj nga biznesi juaj? Kush janë ata klient? Cfarë pune bëjnë për të jetuar? Ku jetojnë? Pse janë kaq të interesuar pas punës që ju bëni? Dukë bërë kërkimet e marketit, ju do të mund të mësoni për shprehitë e klientëve tuaj, ku e shpenzojnë kohën e tyre, dhe cilave platforma ju duhet ti çaseni për ti arritur këta klient. Sapo ti kuptoni të gjitha këto, ju mund të targetoni marketingun dhe ti arrini personat e duhur.

3. KOMUNIKIMI ËSHTË ÇELËSI

Një nga mënyrat më të mira për ti treguar klientëve benifitet unike që ju mund ti sillni është nëpërmjet Rrjeteve Sociale apo Blogut. Ofrimi i përmbajtjes kualitativ, kujdesi, rritja dhe postime të tjera janë interesante dhe të nevojshmhe për klientët, dhe në këtë formë ju mund të ndërlidheni me klientin dhe të keni vëmendjen e tyre vazhdimisht.

4. KINI VETBESIM

Mos dyshoni asnjëher në vetveten! Ju jeni duke bërë një punë të mrekullueshme dhe nuk ka dyshim në këtë. Vetbesimi është një faktor bindës ndaj klientëve që punën që ju e bëni e doni me të vërtet. Gjithmon çasjuni klientëve tuaj me vetbesim të plotë dhe dëshmojuni që askush më mirë se ju nuk mund ta bëjë punën që ju e bëni.

5. BËHUNI AUTORITATIV

Çfardo biznesi që jeni duke bërë, ju duhet të jeni absolutisht më i miri në këtë drejtim. Ti me të vërtet e njëh mirë këtë biznes dhe je më i duhuri për klientin tënd. Mos hezito të tregosh vetveten kurdo që të jipet mundësia, në mënyrë që klienti të bindet në ty. Të gjithë këto faktor ju formojnë reputacion dhe ju bėjnë juve “adresën e duhur” për klientët dhe bashkpuntorët.

6. MOS U FRIKSONI NGA GARIMI

Përfitimi i një klienti është qëllimi parësor i secilit brend apo biznes. Problemi qëndron se ju tashme po futeni në një deti me konkurencë. Gjithsesi kjo nuk duhet të ju frikësoj, por ju duhet ta mbledhni vetën, dhe të veçoheni nga shumica e konkurencës. Klienti juaj duhet të ju dalloi ju nga të gjithë të tjerët, dhe shkak për këtë duhet të jetë aftësia juaj për të mundur konkurencën më pasionin tuaj për punë.

7. SHPËRNDANI REZULTATET

Klientët e tu duan ti shohin rezultatet. Si i arritët këto rezultate? Cili ishte procesi? Çfarë thonë blerësit e juaj për juve? Mënyra më e mirë për këtë është krijimi i një portofolio dinamike online, ku ju do të shfaqnit punët tuaja më të mira dhe ti shpërndani ato në rrjete sociale. Tregimi i rezultateve të arritura nga biznesi juaj lejon klientët e juaj të së ardhmës të shohin se ju keni fituar besimin e klientëve paraprak.