Tani le të flasim për disa komponente të ndryshme të një plani të marketingut dixhital si dhe hapat specifik që mund të ndërrmerni për të zhvilluar strategjitë e juaja.
- Defino qëllimet e tua të marketingut dhe objektivat e biznesit
Objektivat e planit të marketingut dixhital të qarta, të matshme dhe të arritshme ju ndihmojnë të përcaktoni saktësisht se çfarë dëshironi të arrini dhe matni. Kur vendosni këto qëllime, jini sa më konkret. Përfshini numra dhe afate kohore specifike që mund të shërbejnë si pikë referimi për përparimin tuaj.
SMART Goals (specifike, të matshme, të arritshme, përkatëse, të kufizuara në kohë) ju japin qartësi mbi veprimet që duhet të ndërmerrni për t’i arritur ato gjëra.
- Përcaktoni segmentimin e audiencës dhe personat e blerësve
Që çdo kampanjë e marketingut dixhital të jetë e suksesshme, duhet të dini se kë po synoni. Segmentimi i audiencës tuaj dhe më pas ndërtimi i personaliteteve të blerësve për secilin prej këtyre segmenteve mund t’ju ofrojë njohuri rreth llojeve të marketingut që do të jenë më efektive.
Informacioni i personalitetit të blerësit (ose byer persona) do të ndryshojë në varësi të faktit nëse jeni B2B ose B2C (pra nëse ju ofroni shërbime për biznese apo për klient) dhe çmimit të produktit/shërbimit tuaj.
Poashtu është mëse e nevojshme ti paramendoni dhe ti paracaktoni disa të dhëna demografike, siç janë:
- Grupmoshat
- Të ardhurat
- Statusi i punës
- Vendndodhja
- Prioritetet
- Qëllimet
- Interesat
- Platformat e mediave sociale
- Industrisë
- Produktet/veçoritë etj.
- Bëjeni analizën e tregut dhe përcaktohuni për pjesën e tregut
Nëse dëshironi që përpjekjet tuaja të marketingut të jenë efektive, duhet të dini se kundër kujt po konkurroni. Një analizë e konkurrencës ju mundëson të identifikoni konkurrentët tuaj, të llogarisni pjesën tuaj të tregut dhe të ti shihni detajet mbi strategjitë e marketingut që ata përdorin.
Kur bëni analizën e konkurrencës, duhet ti keni parasysh këto detaje:
- Cilat segmente të audiencës ata i synojnë?
- Cilat kanale të marketingut dixhital përdorin konkurrentët tuaj?
- Ku janë ata më të fortë?
- Ku janë ata më të dobët?
- Cila pjesë e trafikut të tyre fitohet/posedohet/paguhet?
- Cili është pozicioni i tyre në treg?
- Cili është dallimi i tyre i pretenduar?
- Çfarë lloji të mesazheve dhe gjuhës specifike përdorin ata?
- Cili është tonaliteti i tyre dhe personaliteti i markës?
- Përpiloni një analizë SWOT
Analiza SWOT ju mundëson që ju të shihni anën tjetër të medaljes. Nëse jeni realist në këtë analizë, do të ju ndihmojë që ta kuptoni pozicionin tuaj krahasuar me të tjerët. Ju ndihmon të kuptoni se çka po ecën e çka jo, ju mundëson të kuptoni pikat potenciale për zhvillim dhe ku kërcënoheni.
Mënyra më e mirë për të bërë një analizë SWOT, bëhet duke marrë një copë letër dhe filloni të shënoni:
Përparësitë që ka biznesi juaj, çka ju dallon prej të tjerëve, në cilën pikë ju ofroni atë që të tjerët nuk e ofrojnë., pastaj kaloni tek
Mangësitë filloni ti mendoni pengesat e juaja, ku ju qëndroni mbrapa., dhe pastaj kaloni tek
Mundësitë– analizoni se çka mund të bëni për të përmirësuar biznesin tuaj krahas të tjerëve., dhe pastaj kaloni tek
Kërcënimet – dhe kuptojeni se ku realisht ju krahasoheni me konkurentët tuaj në shërbime, dhe pse blerësit mund të blejnë tek konkurentët tuaj në vend se të blenin nga ju.
- Kalkuloni buxhetin e planin e buxhetit per marketingun dixhital
Hapi i rradhës i krijimit të një plani të marketingut është planifikimi i buxhetit.
Sasia e buxhetetit për marketing, mund të varioj nga disa faktorë, përfshirë:
- Fitimin
- Pozitën që keni aktualisht brenda industrisë
- Rezultatet parapake
- Qëllimet
- Lokacioni
- Profitabiliteti i strategjise, taktikes, apo kampanjës.
- Definoni mediumet e juaja
Varësisht se ku pozicionoheni si biznes, apo se qka dëshironi të arrini nëpërmjet prezencës tuaj dixhitale, ju duhet të mendoni mirë se ku gjindet audienca që ju e synoni.
Nëse ju jeni një biznes që ofroni shërbime për biznesi pra jëni B2B, atëher qasja juaj duhet te fokusohet më shumë në mediumet sociale si Linkedin., apo nëse ju keni një produkt specifik për të rinjë, atëher platformat si TikTok e Instagram mund të ishin zgjidhje më të mira.
Pra gjithmon në fokus duhet ta paramendoni se kush mund të jetë përsoni që do ti duhej produkti apo shërbimi yt.
Un përgjat eksperiencës time disa vjeçare në fushën e Marketingut Dixhital, personalisht jamë i bindur që një plan i mirë i marketingut përbën 80% të suksesit të gjdo biznesi, 20% tjetër përfshinë aftësitë tjera.
Besoj se me të gjithë faktorët që përmendëm më parë, ju tashme e keni një ide më të kjartë se si mund të krijohet nje plan i marketingut dixhital.