Nëse ke MacBook Neo dhe po ndjen që po ngadalësohet, nuk je i vetmi. Edhe pse është një laptop shumë i mirë për çmimin, ka disa limite në performancë – sidomos me RAM dhe hapësirën.
Ja disa mënyra praktike për ta bërë më të shpejtë 👇
1. Liro hapësirë në disk (Storage)
Sa më pak hapësirë e lirë, aq më i ngadalshëm bëhet laptopi.
- Fshij file të panevojshme
- Aktivizo “Optimize Storage”
- Përdor iCloud për ruajtje
Kjo është një nga mënyrat më efektive për përmirësim të menjëhershëm.
Bashkohu në grupin në Facebook “Bota e Automjeteve” 🚗
Mbi 5200 anëtarë po ndajnë këshilla dhe eksperienca – hyr edhe ti!
2. Mbyll aplikacionet që nuk i përdor
Shumë aplikacione në background = më pak performancë.
- Kontrollo Activity Monitor
- Mbyll app-et që konsumojnë RAM/CPU
3. Menaxho Startup Apps
Disa aplikacione hapen automatikisht kur ndizet Mac.
- Shko te Settings → Login Items
- Largo ato që nuk të duhen
4. Mbaje sistemin të përditësuar
Update-et e macOS shpesh përmirësojnë performancën dhe stabilitetin.
5. Rinis (Restart) herë pas here
Një restart i thjeshtë mund të pastrojë memorien dhe të rrisë shpejtësinë.
🏡 Kërkoni villa me qera 🔗 Kërkoni këtu
💡 Bonus tip:
MacBook Neo ka vetëm 8GB RAM dhe nuk mund të upgrade-ohet, prandaj optimizimi është shumë i rëndësishëm për përdorim të përditshëm.
Nëse e përdor për punë të lehta (browser, dizajn bazik, Office), këto hapa mund ta bëjnë të ndihet si i ri.
👉 A e ke provu ndonjë nga këto? Cili ka funksionu më mirë për ty?
