Pas suksesit të madh të MacBook Neo, Microsoft ka vendosur të reagojë me një ofertë të re për studentët.

Ideja?
Në vend që të konkurrojë vetëm me çmim apo performancë, Microsoft po ofron “value ekstra”:

  • 1 vit falas Microsoft 365
  • 1 vit Xbox Game Pass Ultimate
  • Një controller Xbox falas
  • Oferta vlen për laptopë Windows nga brende si Lenovo, HP, Dell, etj.

Në total, kjo paketë pretendohet të ketë mbi 500$ vlerë shtesë.


Qëllimi është i qartë:
Të bindë studentët që një laptop Windows + benefite është më “value for money” sesa një MacBook Neo me çmim të ngjashëm.


Por a funksionon kjo strategji?

Sipas analizave, shumë besojnë që kjo nuk mjafton, sepse:

  • MacBook Neo ka avantazh në dizajn dhe optimizim
  • Shumë studentë tashmë kanë akses falas në Microsoft 365 nga universitetet
  • Brand-i Apple vazhdon të jetë shumë tërheqës për të rinjtë

Pyetje për ju:
Nëse do ishit student sot, çka do zgjidhnit?

MacBook Neo apo Laptop Windows + gjithë këto benefite falas?