Vera është koha perfekte për ta bërë shtëpinë më të freskët, më të ndritshme dhe më relaksuese. Nuk ke nevojë për ndryshime të mëdha – disa detaje të vogla mund ta transformojnë ambientin.

  • Përdor ngjyra të hapura si e bardhë, blu, bezhë apo pastel për një ndjesi freskie
  • Ndrysho mbulesat e jastëkëve me motive verore dhe materiale të lehta
  • Shto bimë të gjelbra ose lule për gjallëri dhe energji pozitive
  • Përdor perde të lehta që lejojnë dritën natyrale të hyjë brenda
  • Vendos elemente dekorative si guaska deti, rërë apo objekte me stil bregdetar
  • Përdor qirinj aromatikë me aroma freskuese si limon apo kokos
  • Shfrytëzo kavanoza si vazo për lule ose dekor minimalist
  • Vendos tapete të lehta për një ambient më komod
  • Organizoi hapësirat për më shumë thjeshtësi dhe ajrosje vizuale

Dekorimi veror ka të bëjë me ndjesinë e lehtësisë dhe freskisë. Me disa ndryshime të vogla dhe kreative, mund ta kthesh shtëpinë në një ambient perfekt për këtë stinë.