Apple ka prezantuar një shërbim të ri business email të hostuar, si pjesë e platformës së re Apple Business, duke synuar direkt konkurrentët si Google dhe Microsoft.

Çfarë ofron shërbimi i ri?

  • Email profesional me domain personal (p.sh. info@kompania.com)
  • Integrim me calendar dhe directory të kompanisë
  • Mbështetje për deri në 500 përdorues

Pikat interesante

  • Falas për fillim – përfshin 5GB storage për çdo përdorues
  • Mund të përdoret me çdo email app (IMAP) dhe kalendar (CalDAV)
  • Funksionon edhe në Android dhe Windows, jo vetëm në Apple

Strategjia e Apple

Apple po synon startup-et dhe bizneset e reja, duke ofruar gjithçka në një vend:

  • Pajisje (Mac, iPhone)
  • Email profesional
  • Kalendar dhe menaxhim ekipi

Kjo e bën shumë më të lehtë nisjen e një biznesi pa pasur nevojë për Google Workspace apo Microsoft 365.

Realiteti

Kompanitë e mëdha nuk pritet të kalojnë menjëherë, por Apple po krijon një alternativë të fortë për të ardhmen — sidomos duke qenë falas.