Shumë biznese mendojnë që pa para nuk ka marketing. E vërteta?
👉 Pa strategji nuk ka rritje – jo pa para.

Ja 5 mënyra reale për ta rritur biznesin edhe kur buxheti është 0€:

1. Fokusohu te klienti ekzistues
Klientët aktual janë pasuria jote më e madhe.
– Kërko feedback
– Përmirëso shërbimin
– Kërko rekomandime (word of mouth funksionon ende!)

2. Ji aktiv në rrjete sociale (organikisht)
Nuk ke nevojë për reklama në fillim:
– Posto rregullisht
– Eduko, jo vetëm shit
– Trego prapaskenat e biznesit tënd

3. Ndërto besim, jo reklama
Njerëzit blejnë nga ata që u besojnë.
– Jep këshilla falas
– Ndihmo pa pritur menjëherë shitje
– Ji i sinqertë dhe konsistent

4. Diferencohu nga konkurenca
Pyetje e thjeshtë:
👉 Pse dikush duhet të blejë te TI e jo te të tjerët?
Gjeje një arsye dhe komunikoje vazhdimisht.

5. Investo kohë, jo para
Në fillim nuk paguan me para – paguan me:
– Kohë
– Përkushtim
– Mësim të vazhdueshëm

📌 Marketingu falas ekziston, por kërkon disiplinë dhe durim.