Cloudflare është një platformë globale e cila ofron siguri, shpejtësi dhe besueshmëri për faqet e internetit. Ajo vendoset mes vizitorit dhe serverit të faqes dhe ndihmon që faqja të funksionojë më mirë dhe të jetë më e mbrojtur.

Çka bën Cloudflare?

1. Mbron faqen nga sulmet (Security)

  • Mbron nga DDoS sulmet (kur shumë kompjuterë tentojnë me e rrëzu faqen).
  • Ka Firewall që ndalon trafikun e rrezikshëm.
  • Mbron nga bot-et dhe vizitorët automatikë që shkaktojnë probleme.
🏡 Kërkoni villa me qera 🔗 Kërkoni këtu

2. E shpejton faqen (Performance)

  • Ka servera në mbarë botën (CDN – Content Delivery Network).
  • Vizitorëve u shfaq faqja nga serveri më i afërt → faqja hapet më shpejt.
  • Optimizon fotografitë, JavaScript-in dhe CSS-in.

3. E bën faqen më stabile (Reliability)

  • Nëse serveri yt bie, Cloudflare mund të tregojë një version të ruajtur të faqes (Always Online).
  • Rrit uptime-in dhe siguron që faqja të mos bjerë lehtë.

📢 Reklamo në këtë kategori dhe bëhu i dukshëm për mijëra vizitorë çdo javë! Kontaktoni tani

4. Menaxhimi i DNS-it

  • Cloudflare ka një nga DNS-t më të shpejtë në botë.
  • Bën menaxhimin e DNS-it shumë të lehtë dhe të shpejtë.

5. SSL falas

  • Mund të aktivizosh SSL Certificate (HTTPS) falas në faqen tënde nga Cloudflare.


Me fjalë të thjeshta:

Cloudflare është mbrojtësi, përshpejtuesi dhe menaxheri teknik i faqes tënde, i cili ul rrezikun e sulmeve dhe e bën faqen të hapet më shpejt për vizitorët.