Kur thoni “you are at school” do të thot që jeni në atë lokacion, pra jeni brenda shkollës, jeni fizikisht aty.

Nëse ju thërras në telefon dhe ju pyes se ku jeni, ju përgjigjeni “I am at school” do të thot që jeni në shkollë.

Ndërsa në thoni “I am in school” do të thot që ju jeni nxënës.

A është fëmija juaj në shkollë? “Is your son in school?” do të thot që djali juaj është nxënës, por jo që tani është në shkollë fizikisht.

Ja disa shembuj:

Does your son go to school every day? A shkon djali juaj çdo ditë në shkollë?

Is he in school? A është ai në shkollë?

Yes, my son is in school. Po, djali im është në shkollë.

He is 13 years old. Ai është 13 vjeç.

Of course he is in school. Sigurisht që është në shkollë.

Where is your son now? Ku është djali juaj tani?

My son is at school. Djali im është në shkollë.

Shpresoj që e keni kuptuar dallimin 😊 në mes “In School” dhe “At school”.