Ju mund të këni një produkt që askusht tjetër nuk e posedon, nuk e dyshoj fare se ai produkt është më i miri në treg.

Shërbimet që ju i ofroni, janë më të mirat ndonjëher dhe jeni shumë korrekt në ofrimin e këtyre shërbimeve.

MIREPO PSE NUK PO ARRINI TI SHISNI ATO AQ SA DO TË DUHEJ???

Problemi është se TI NUK PO SHIHESH…

Nuk po shihesh nga mijra persona lokal të vendit tënd që përdorin Instagram-in, Facebook-un, YouTube-n. Në këtë univers është një RREGULL paralel i pa ndryshueshëm: “NUK MUND TË FITOSH, PA SHPENZUAR.”

Nuk mund të shitësh pa investuar në përmirësimin e produktit apo shërbimit tënd. Nuk mund të shitësh pa humbur shumë kohë duke u afirmuar tek njerëzit. Nuk mund të shitesh pa shpenzuar shumë orë punë e lodhje. Nuk mund të shitësh pa REKLAMUAR.

Shitja e suksesëshme gjithmon varet nga shumê faktor, mirêpo faktori kyq eshtë faktori njeri. Nëse ke arritur që ta kesh një klient të kënaqur me një blerjen tek ti, atëher ti do të kesh edhe 3 klient të tjerë që vijnë pas tij. E nese ju dëshironi të keni sukses në më shumë e 95% të rasteve atëher investoni në:

1. Përmirësoni produktin/shërbimin dhe
2. Investoni në teknologjinë
3. Vëzhgo konkurencën dhe ndryshimet
4. Investoni në MARKETING

1. Kur ju ofroni një produkt apo shërbim të mirë, problemi juaj më i madh do të jetë vetëm shitja e parë. Ju GARANTOI se nësë ajo që ofroni ja vien për klientin, atëher ju do të keni gjithmon shitje të suksesëshme.

2. Përmirësimi i infrastrukturës teknologjike është thelbësor për shitje online, nuk mund të shitësh një produkt me vler prej 2000 eurove duke i shkrepur disa foto me një iPhone 5 (kushtimisht). Nëse doni që klientët tuaj Online të kenë një përshtypje se ju jeni te qendra e duhur e blerjes për ta, atëher ju duhet të jeni dominant në prezantimin e produktit apo shërbimit tuaj.

Çfarë i mungon një biznesi online nëse ka followers por ska arritje në shitje

3. Koha është aseti mëi madh që një njëri mund të ketë. Mos e humbisni atë kot, duke parë filma, e video qesharake nëpër rrjete sociale. Nëse dëshironi të keni sukses në këtë punë atëher kaloni një pjesë të mirë në vězhgimin e konkurencës lokale, dhe në vezhgimin e ndryshimeve globale.

4. MARKETINGU i mirë + Prezentimi i mirë + Produktio i mirë = 95% SUKSES NË SHITJE. Pa pasur një plan të mirë të marketingut nuk mund të keni kurrë suksesin që pritni në shitje. Përpiloni plane, analizoni statistikat, bëni gjithnjë ndryshime në strategji, shpenzoni në promocione, mos u hamendni, ju siguroi që  do të keni rezultatet më të mira në shitje online.