Të kesh një biznes online nuk do të thotë vetëm të kesh një faqe interneti ose një profil në Facebook dhe Instagram. Për të pasur rezultate, duhet të kesh një strategji të qartë dhe t’u japësh klientëve arsye për të të zgjedhur.
Shumë biznese investojnë kohë dhe para në prezencën online, por përsëri nuk arrijnë të gjenerojnë mjaftueshëm klientë. Shpesh problemi nuk është mungesa e aktivitetit, por disa gabime të përsëritura.
Ja 5 gabimet më të zakonshme që mund të jetë duke i bërë biznesi yt online:
1. Poston shumë, por pa një strategji
Të postosh çdo ditë nuk do të thotë automatikisht se do të kesh më shumë klientë.
Nëse postimet bëhen pa një plan të qartë, ato mund të mos i shërbejnë asnjë objektivi konkret.
Përmbajtja duhet të ketë një qëllim:
- të tërheqë klientë të rinj;
- të ndërtojë besim;
- të edukojë audiencën;
- të prezantojë produktet ose shërbimet;
- ose të nxisë një veprim konkret.
Pyetja që duhet t’ia bësh vetes para çdo postimi është: “Çfarë dua të arrij me këtë postim?”
2. Flet vetëm për produktin, jo për problemin e klientit
Një nga gabimet më të mëdha është të flasësh vazhdimisht për atë që shet.
Klienti nuk është gjithmonë i interesuar vetëm të dijë çfarë produkti ke. Ai dëshiron të dijë:
“Çfarë problemi ma zgjidh ky produkt ose shërbim?”
Në vend që të shkruash vetëm:
“Ne ofrojmë shërbimin X.”
Mendo si mund ta komunikosh vlerën:
“A po humbni klientë sepse procesi juaj i porosive është shumë i ngadalshëm?”
Kur e vendos problemin e klientit në qendër, komunikimi bëhet shumë më i fuqishëm.
3. Faqja ose profili nuk krijon besim
Një klient i ri duhet të ketë arsye për të të besuar.
Nëse një biznes ka fotografi të dobëta, informacione të paqarta, mungesë të reviews, nuk tregon punët e realizuara dhe nuk e bën të qartë se kush qëndron pas biznesit, klienti mund të largohet pa bërë asnjë veprim.
Ndërto besim duke përdorur:
- dëshmi nga klientët;
- fotografi dhe video reale;
- portfolio;
- rezultate konkrete;
- informacione të qarta për biznesin;
- përgjigje profesionale ndaj pyetjeve.
Online, besimi shpesh krijohet para se të bëhet blerja.
4. E vështirëson blerjen ose kontaktin
Mund të kesh produktin më të mirë, por nëse klienti nuk e kupton shpejt:
çfarë ofron → sa kushton → si ta blejë → si të kontaktojë me ty,
ka shumë mundësi që ta humbasësh.
Mos e detyro klientin të kërkojë gjatë për informacionin.
Vendos CTA të qarta si:
“Na kontaktoni në WhatsApp”
“Porosit tani”
“Kërko ofertë”
“Rezervo një konsultim”
Sa më i thjeshtë të jetë hapi i ardhshëm, aq më e lehtë bëhet konvertimi.
5. Mat vetëm pëlqimet dhe followers-at
Followers-at dhe likes janë interesante, por nuk janë gjithmonë treguesi kryesor i suksesit.
Një postim mund të marrë qindra pëlqime dhe të mos sjellë asnjë klient.
Në vend të kësaj, shiko edhe:
- sa persona vizituan faqen;
- sa persona dërguan mesazh;
- sa kërkesa për ofertë mori biznesi;
- sa persona klikuan CTA-në;
- sa shitje u realizuan;
- sa kushtoi përfitimi i një klienti të ri.
Qëllimi i marketingut nuk është vetëm të marrësh vëmendje. Është ta kthesh vëmendjen në rezultate.
Një prezencë online e suksesshme nuk ndërtohet vetëm duke postuar më shumë.
Duhet të kuptosh klientin, të komunikosh vlerën e biznesit, të krijosh besim, ta bësh procesin e blerjes sa më të thjeshtë dhe të matësh rezultatet.
Nëse biznesi yt online nuk po sjell rezultatet që pret, ndoshta nuk ke nevojë të postosh më shumë — por të postosh dhe të veprosh më me strategji.
Kontrollo biznesin tënd sot: sa nga këto 5 gabime po i bën?
